Çifti Elita-Gjiko janë ndër më të dashurit e publikut dhe marrëdhënia e tyre gjithmonë ka qenë për t’u admiruar.
Së fundmi ka qenë artisti i cili ka befasuar partneren e tij, teksa ka bërë një gjest romantik që na preku zemrat.
Në foton e publikuar nga Elita, shihet që Gjiko i ka dhuruar një tufë me lule, teksa i ka shkruar dhe një dedikim me fjalët më të ëmbla.
“Në ditët me re ti je diell. Në ditët me shi të kam ombrellë”-shkruhet në dedikim.
“Të dua dritë”-ia ka kthyer Elita.