Për ditë të tëra, imazhet e Nju Jorkut duke u mbytur në tym kanë tronditur Shtetet e Bashkuara, ndërsa banorët po përballen me sfidën e panjohur të ndotjes së rëndë të ajrit.
Tymi, me origjinë nga zjarret në Kanada, ka nxitur autoritetet të lëshojnë alarme për cilësinë e ajrit në Bregun Lindor dhe njerëzit kanë veshur përsëri maska për fytyrën, N95, kryesisht të braktisura që nga pandemia.
Në mediat sociale, njerëzit ndajnë foto të skenës “apokaliptike” dhe këshilla për të minimizuar rreziqet shëndetësore. Jashtë shteteve të Bregut Perëndimor si Kalifornia që përjetojnë zjarre vjetore, këto skena janë të rralla në SHBA.
Autoritetet paralajmëruan miliona njerëz në lindje të SHBA-së dhe Kanadasë të mërkurën, ndërsa një re e mbushur nga qindra zjarre përfshiu jugun, duke pllakosur zonat shumë të populluara nga Otava në Washington.
Në qytetin e New York, cilësia e ajrit u rendit si më e keqja nga çdo zonë e madhe urbane në botë të mërkurën, duke kaluar në krye të New Delhit, sipas indeksit IQAir World Air Quality.
Shkollat në New York dhe Washington anuluan aktivitetet në natyrë, ndërsa rregullatori i aviacionit amerikan pati “vonesa tokësore” për fluturimet në Filadelfia, Newark, New Jersey dhe aeroportet LaGuardia të New Yorkut, pasi kishte “dukshmëri të ulët” për pilotët. Në Broadway, aktorja Jodie Comer u largua disa minuta nga skena në një shfaqje matinee, duke u ankuar se nuk mund të merrte frymë.
“Dje, njujorkezët panë dhe nuhatën diçka që nuk na ka ndikuar kurrë në këtë shkallë më parë”, tha Eric Adams, kryebashkiaku i qytetit, të mërkurën, ndërsa një mjegull e frikshme mbuloi monumente të tilla si Statuja e Lirisë dhe Stadiumi Yankee.
