Në përgjithësi kemi tendencën t’i fshehim ose t’i mbysim frikërat tona, por në testin e sotshëm ju propozojmë të përballeni me to.
Shikoni me vëmendje foton e mësipërme, imazhi i parë që dallon do të zbulojë edhe nga çfarë keni frikë më së shumti.
Zogjtë
Jeni bllokuar në një farë mënyre dhe vetëm ju e dini shkakun. Frika juaj më e madhe është ndryshimi dhe ju pengon të realizoni ëndrrat tuaja. Do të dëshironit të ndiqni një karrierë ku mund të merrni kontrollin dhe të ndjeni se keni një ndikim pozitiv te të tjerët në një farë mënyre. Është koha të jeni të guximshëm dhe të filloni të bëni gjërat që keni dashur gjithmonë. Përgjegjësia është një e keqe e domosdoshme, por lumturia juaj është në rrezik.
Rrënjët
Ju jeni udhëheqës të lindur, të formuar nga fuqia, suksesi dhe aftësia për të ndikuar te të tjerët. Frika juaj më e madhe është marrja e rreziqeve të mëdha, të nevojshme për të gjeneruar ndryshimet që shihni në vizionet tuaja.
Një fytyrë
Jeni natyrshëm të talentuar në shprehjen e dëshirave dhe nevojave tuaja është vetëm frika nga dështimi, dhe nganjëherë mungesa e burimeve, që ju pengon. Keni të gjithë vendosmërinë në botë për të bërë një ndryshim, bëjeni.
Një pemë
Ajo që dëshironi më shumë është dashuria, romanca, afërsia me të dashurin tuaj, por frika e braktisjes së pavarësisë dhe ballafaqimi me të panjohurën është shumë e fortë. Duhet të ulni pak mbrojtjen. A do të jeni në gjendje të dashuroni marrëzisht, të gjeni paqe, rehati dhe autonomi në një marrëdhënie? Atë nuk e dimë, por do t’ju duhet vetëm pak kohë dhe përpjekje.