Një ditë më parë, burime për “Telegraf” bënë publike disa nga emrat e personazheve të njohur që sipas tyre, pritet të jenë banorë të edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”.
Burimi theksoi se reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu si dhe këngëtari Art Abazi, do ti bashkohen këtij reality show.
Mirëpo ka ardhur menjëherë reagimi i parë nga Getinjo i cili duket se nuk e ka vendosur ende nëse do të jetë pjesë e kastit ose po i pëlqen të luajë pak me mediat dhe gazetarët.
“Dmth @telegrafi ju po e dini dhe une spo e di?”, shkroi reperi.
Big Brother Vip Kosova” ka bërë tashmë të ditur edhe datën e fillimit të edicionit të tij të parë dhe që është 5 DHJETOR-i.
Programi do të moderohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi ndërsa në poltronat e opinionistëve do të ulen Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.