Megjithëse reperi Getinjo nuk qëndroi shumë gjatë në “Big Brother VIP Kosova”, vendim të cilin e morri vetë ai për tu larguar, ai arriti që të krijonte një lidhje brenda reality show-t me Vivien Thano.
Romanca e tyre vazhdoi edhe jashtë emisionit, mirëpo së fundmi u përfol për një ndarje mes tyre, shkak postimet e reperit në rrjetet sociale.
Getinjo ka shprehur ngarkesën që po përjeton së fundmi dhe nevojën për t’u shkëputur nga shumë gjëra.
“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, ka shkruar Getinjo në Instastory.
Mirëpo,reperi ka theksuar më pas që kjo gjendje nuk ka lidhje me Vivien, duke treguar se lidhja mes tyre vazhdon ende.