Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka kritikuar raportimet e mediave se ajo po përjeton një krizë në marrëdhënien me superyllin portugez.
Çifti janë aktualisht në Arabinë Saudite, me Ronaldon që është transferuar te klubi futbollistik Al-Nassr pasi u largua nga Manchester United përpara Kampionatit Botëror.
Raportimet kanë qarkulluar në mediat spanjolle gjatë javëve të fundit se Ronaldo është ‘ngopur’ me Rodriguezin dhe se çifti mund të jetë në prag të ndarjes, shkruan DailyMail.
Por Rodriguez i mohoi me forcë këto thashetheme me një postim në InstaStory.
Ajo zakonisht nuk i komenton situatat e tilla, por pas lajmeve të shumta që qarkulluan kudo nëpër mediat e huaja, Georgina ka shpërndarë tekstin e këngës “If I Die”.
“Ziliqari shpik thashethemet, thashethemet përhapen dhe idioti i beson”, shkruhej në një prej vargjeve që ajo kishte publikuar për ndjekësit.