Vera është kthyer në një garë emisionesh pasditesh në ekranet shqiptare, të cilët çdo buzëmuzg transmetojnë programet verore të xhiruara në vende të ndryshme të Shqipërisë.
Gazetari i programit ‘Ora Verore” në Ora News Ronaldo Sharka ka akuzuar drejtpërdrejt moderatoren Oriela Nebiaj se programi “Pushime on Top” që transmetohet në Top Channel i ka kopjuar idenë, insertet apo skenarin.
I ftuar në programin e mëngjesit në Ora News, Ronaldo në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjirokastra u shpreh:
“Na kanë kopjuar jo vetëm të ftuarit, por edhe orarin dhe formën e transmetimit apo kamerat e fshehta që i kam bërë unë dhe po i bëjnë ata identike me po të njëjtën temë. E kam fjalën për një ndër moderaoret më të talentuara Ori Nebiaj dhe kolegun e saj në Pushime on Top”