Në mes të muajit mars, Arsimi vendosi të largohej përfundimisht nga “Për’puthen”. Ai tha se do të largohej për shkak të disa arsyeve private. I pyetur më tej nga Bora, ai shtoi se duhet të rikthehet në Zvicër për t’i bërë disa vizita djalit të tij.
Mirëpo, menjëherë pas daljes nga “Për’puthen”, u zbulua lidhja e Arsimit me ish-konkurrenten e emisionit, Ana Lleshin. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmuan raportin e tyre, të cilin edhe Ana e pranoi më vonë gjatë një interviste.
E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia gjatë një interviste për Top Albania Radio, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.
Ndërkohë që po shijon romancën me Anën, Arsimi po bëhet gati që t’i futet tregu muzikor, si shumë konkurrentë të tjerë të ‘Për’puthen”. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur Arsimin se cili është ëndrra e tij më e madhe.
“Se do të bëhem një raper i sukesshëm”, është përgjigjur ai, duke publikuar një pjesë nga kënga ë e parë që ka realizuar.
Arsimi ka zbuluar se kjo këngë do të publikohet deri në fund të muajit prill ose fillim të majit.
“Më besoni, unë do të bëj çmos që të dalë në fund të Prillit, në fillim të majit, por do të jetë me ju gjatë gjithë vitit”, ka treguar ai.
Edhe Ana ka zbuluar se do t’i futet muzikës, ndaj na mbetet të shohim nëse do të kemi në të ardhmen një bashkëpunim mes çiftit.