Ledri dhe Sara janë një nga çiftet më të dashura të publikut.
Përveç planeve për dasëm, çifti nuk i ndahet dot as edhe pyetjes se kur do të vijë një motër ose vëlla për Poem.
Edhe pse kanë deklaruar në intervista të ndryshme se i kanë marrë planet shtruar, fansat nuk reshtin së pyeturi.
Së fundmi reperi ishte i ftuar në emisionin “Era Verë” ku ka folur sërish për këtë temë.
Ai nuk e fshehu dëshirën që ka për tu bërë baba sërish ku u shpreh:
“Fëmija tjetër do të vijë kur të jetë e shkruar, me qejf që sonte.”
Ledri ka treguar se ai udhëton shpesh dhe mezi pret që të kthehet në shtëpi e të takojë të voglën e tij, Poem
“Mua më bie shumë të udhëtoj, asnjë fundjavë nuk jam në shtëpi, edhe në këtë moment që po kthehem, mezi po pres të rri me të, kur shkojnë ditët kur s’e takoj. Kur thotë një fjalë të re, nuk kam qenë aty kur e ka mësuar, sa gëzohesh edhe të dhemb se nuk ke qenë aty dhe mundohem mos të humb asnjë sekondë me të”, ka nënvizuar reperi.
