Ardhja e vjeshtës kujton një pjesë të mirë tonën për diçka shumë, po shumë të rëndësishme! Aplikimin për Lotarinë Amerikane!
Kur do të nisin këtë vit, si do të procedohet, kur përfundojnë, etj, etj janë të gjitha dilema që qytetarët duhet t’i dinë me siguri.
Nisur nga njoftimi i bërë nga faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane, këtë vit aplikimi për lotarinë nis në 5 tetor në orën 12:00.
Ndërsa për të provuar shansin, keni kohë deri në 8 nëntor në po të njëjtën orë.
“Programi DV-2024: Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore Ditore (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022. , në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore (EST) (GMT-5). Dorëzimi i më shumë se një hyrje për një person do të skualifikojë të gjitha hyrjet për atë person.”- shkruhet në njoftimin e bërë së fundmi.
Përsa i përket udhëzimeve, ata bënë me dije se i vetmi version zyrtar është ai anglisht i Udhëzimeve të Programit DV-2024 në formatin PDF.
Gjithë përkthimet jozyrtare në gjuhë të tjera do t’i shtohen faqes në momentin që do të bëhen të disponueshme.
Burimi: /Anabel