“Gang- Gang”- Fero harron premtimin, i kthehet muzikës (Video)

Reperi i njohur, Fero, pak ditë pasi doli nga burgu, njoftoi nëpërmjet një postimi në Instagram se do të largohet nga muzika përfundimisht për t’iu përkushtuar fesë islame.

Megjithatë këto fjalë, Fero nuk i mbajti për shumë gjatë pasi mbrëmjen e kaluar ai i është kthyer muzikës.

Teksa ndodhej në një “live” në TikTok, reperi po këndonte me tone të larta një nga këngët e tij.

Si duket përsëri po kthehet Fero i vjetër.