Mamatë jo gjithmonë kanë të drejtë – ka thënë së fundmi Shakira.
Në një intervistë për Vogue, këngëtarja 44-vjeçare tregon se si u krijuan momentet e saj më të mira (dhe më të këqija) të modës dhe bukurisë së të gjitha kohërave.
“Oh, sa e tmerrshme!” u shpreh ajo kur pa një foto të saj nga MIDEM 46th Edition në 2012-ën (foto më poshtë), ku të famshmit u nderuan nga Ministria Franceze e Kulturës.
Shakira e cila është e martuar me Gerard Piqué që nga viti 2011, fajësoi për modelin e flokëve në atë kohë, vjehrrën e saj, Montserrat Bernabeu.
“Ajo më tha: ‘pse nuk i pret flokët? I ke shumë të dëmtuara’. Dhe ky ishte gabimi më i madh i jetës time”, tha me shaka Shakira, para se të shikonte drejtpërdrejt në kamera për t’i dërguar vjehrrës së saj një mesazh:” Unë nuk do të marr më këshilla bukurie nga ti”.
Shakira dhe Gerard Pique bashkëjetojnë që prej vitit 2011, dhe janë prindër të dy djemve.