Duket se profili i Luiz Ejllit në rrjetin social Instagram, llogari e cila u përfol gjatë në rrjet se futi në sherr familjen e tij, saktësisht motrën me produksionin e “Big Brother VIP” është mbyllur përfundimisht.
Llogaria e cila prej kohësh mbante emrin e motrës së Luizit, Ina Ejlli, rezulton inekzistente.
Ky veprim vjen pas një buje të madhe në rrjet, ku u përfol se “Top Channel” ka tentuar t’ia marrë llogarinë Luizit për përfitimet e veta, por u përball me kundështimin e familjarëve të këngëtarit.
Shkak thuhet të jetë reklamimi që i bëhej pijes së kompanisë Frutex, “Golden Eagle” në Instagramin e Luizit.
Kujtojmë se BBV prishi kontratën me këtë pije, duke e zëvendësuar atë me “8S2”.