Lidhja e çiftit Vivien-Getinjo u shoqërua me lajme të shumta që pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, duke filluar që nga thashethemet shtatëzani e më pas për ndarjen e tyre.
Por duket se ka sërish zhvillime pasi ndjekësit kanë vënë re një detaj shumë domethënës .
Vivien i ka fshirë përfundimisht të gjitha fotografitë me Getin e për më tepër ata nuk ndiqen me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
E ajo që ngjalli më shumë dyshime, është postimi që ka bërë Getinjo në rrjetin social ‘Snapchat’.
‘Fundi i historisë’– ka shkruar reperi duke na lënë të mendojmë se ka konfirmuar fundin e lidhjes me Vivien.