Ditën e djeshme Valbona Mema bëri reagimin e saj të parë pas largimit nga shtëpia e BBV.
Pasi u bë e ditur se ajo u largua nga reality show për shkak të gjendjes jo të mirë të një prej familjarëve të saj, Valbona publikoi një mesazh falenderues në rrjet.
“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”, ishte ky mesazhi të cilin Valbona e fshiu pa vonuar shumë.
Megjithatë, një tjetër reagim ka ardhur sot nga Valbona.
Teksa postoi sërish një postim në Instagram, këngëtarja shprehu falenderimet e saj për banorët e BBV.
Mirëpo ajo që u vu re është se këtë herë, Valbona nuk e falenderoi produksionin.
“Faleminderit. Ishte eksperiencë shumë e bukur, mbi të gjitha ta kaloja bashkë me ju. Do më mungoni shumë”.