Frymëzuar nga Nënë Tereza! Partnerja e Cristiano Ronaldo tërheq gjithë vëmendjen në coverin e revistës franceze

Brenda një kohe të shkurtër Georgina Rodriguez u kthye në një nga vajzat më të komentuara në rrjetet sociale teksa ofertat nga brandet më në zë për ta patur modele rriten nga dita në ditë.

Partnerja e yllit portugez të futbollit, CR7, së fundmi është shfaqur në coverin e revistës së njohur franceze “L’Officiel”. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj foto të ndryshme nga intervista e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Mirëpo ajo që ka marrë më shumë vëmendje është fotoja e fundit ku Georgina ka tërhequr vëmendjen e mediave duke shfaqur një anë tjetër të saj.

Bukuroshja argjentinase pozon me një vello të bardhë dhe e grimuar fare thjeshtë, look për të cilin duket se është frymëzuar nga Nënë Tereza.

“Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar. Shën Tereza e Kalkutës”, ka shkruar ajo krah fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Georgina ka marrë komente të shumta pozitive për paraqitjen e saj. Sakaq, kujtojmë se së shpejti në Netfix pritet të publikohet dokumentari mbi jetën e saj i quajtur “Soy Georgina”.