Mesa duket çdo gjë ka mbetur pas dhe Francesco Totti ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij.
Së fundmi ish-futbollisti është parë me partneren e tij më të re të quajtur Noemi Bocchi.
Pas muajsh polemikash, intervistash, paparacësh, Noemi e cila ka qenë pranë tij që para një viti i kaluar është shfaqur hapur afër tij teksa kërcen me një fustan të zi ndërsa Francesco qëndron i ulur.
Më në fund, të lirshëm për të dalë publikisht dhe të lumtur, çifti i ri nuk ka asgjë për të fshehur.