“Big Brother VIP” startoi për herë të parë edhe në Kosovë, i cili filloi transmetimin më 5 dhjetor 2022 në Klan Kosova dhe mbaroi më 17 mars të këtij viti, me fitues reperin Stresi.
Ashtu siç pritej, programi surprizoi me zgjedhjen e banorëve, mes tyre dhe hyrja e një çifti në reality show.
Bëhet fjalë për Urimin dhe Alisën, dyshja e cila zgjodhi që hyrjen në reality show t’a bënin bashkë, diçka që nuk ka ndodhur më parë.
Dyshja nuk arriti të qëndronte shumë në program pasi u eliminuam që në javët e para nga shtëpia e famshme në Kosovë.
Mirëpo disa muaj pas rrugëtimit të tyre në reality show, kemi të reja nga çifti.
Një foto tashmë e bërë virale, e publikuar nga vetë Alisa, ka ngritur dyshimet se ajo dhe Urimi janë drejt martesës.
Në foton e publikuar në rrjetet sociale, Alisa shihet e veshur me fustan të bardhë ndërsa Urimi me kostum dhëndri.
“Të dielën ora 20:00, qëndroni të lidhur“, shkroi Alisa shoqëruar me një emoji të unazës dhe zemër të bardhë.
Klip, reklamë, projekt i ri apo kemi të bëjmë me një dasmë të vërtetë? Do të na duhet të presim edhe pak.