Fotini Derxho u bë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri pasi u shpall fituese e çmimit të madh në edicionin e nëntë të “Big Brother” së bashku me partnerin e saj Danielin.
Ajo po e rishijon këtë eksperiencë e tashmë ka filluar të tregojë histori nga jeta e saj.
Së fundmi, në një bisedë me Nitën, Fotonia rrëfeu dhunën në familje që ajo me vëllanë dhe nënën kanë kaluar nga babai.
“Babanë nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore. Babi ka krijuar jetë tjetër me një grua tjetër. Ndërsa mami im kurrë nuk e ka menduar.”
“Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenim nënën dhe babanë duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë. Kur isha në Big Brother, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait sepse ai donte të na nxirrte nga shtëpia, kur isha në Big Brother kisha edhe para borxh”, tregoi Fotinia.