Mbrëmjen e djeshme në puntatën e parë të “Zemer Luana” ishte i ftuar edhe këngetari Butrint Imeri.
Edhe pse ka kaluar kohë nga lidhja e tij me Kiara Titon, Butrinti sërish pyetet për të në intervistat e tij.
I pyetur mbrëmjen e djeshme për këtë marrëdhënie dhe arsyen e ndarjes, Butrinti tha se nuk ka patur një arsye, por secili, ai dhe Kiara, vendosën të shohin rrugën e tyre:
“Nuk ka pasur arsye. Ajo (Kiara) në rrugën e vet, unë në rrugën time!”.
Ndërsa sot ishte radha e Kiara Titos të reagonte, e pyetur për këtë lidhje. Së bashku me gjyshen e saj, nëna Letën, ajo ishte e ftuar këtë pasdite në “Rudina”, për të ndarë me publikun raportin e tyre të ngushtë.
Ndërsa Rudina e pyeti gjyshen e Kiarës nëse i vinte keq që ajo dhe Butrinti i kishin dhënë fund miqësisë së tyre, ajo tha:
“Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze”, por reagimi i Kiarës ishte i menjëhershëm: “Si nuk paska qenë serioze?”
E pyetur nga Rudina pas deklaratës së Butrintit një natë më parë, Kiara tha:
“Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra për një raport serioz. Ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale. Rrugës mund të ndodhë gjithçka”, – shtoi Kiara duke i dhënë pyetjes specifike një “përgjigje të përgjithshme”, pa dashur të flasë konkretisht për raportin e saj me Butrintin.