Flori Mumajesi nuk bie dakord me çmimin e dhënë nga juria e “Kënga Magjike” për kategorinë “Best New Artist”, që u dha sonte në nisje të festivalit. Urban Band dhe Kras arritën në dyshen e fundit, por kupën e rrëmbeu Urban Band, kurse Kras fitoi statusin BIG. Mirëpo, sipas Florit atë çmim e meritonte Kras, madje shton se për të Kras është fituesi i festivalit. Ai ka shpërndarë në Instastory një foto të tij, duke shkruar se koha do e tregojë sa gabim apo të drejtë kishte juria. Kujtojmë se juria përbëhet nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.
“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i New Artist”, shkruan Flori në një postim.
Kras mori pjesë në festival me këngën “Bekuar”, teksti i të cilës është shkruar nga Flori dhe projekti muzikor është punuar nga labeli i tij “Threedots”.