Selena Gomez postoi në TikTok të enjten ngjyrën e saj të re të flokëve, si ylber duke bërë një ndryshim drastik nga pamja e saj e zakonshme brune.
Këngëtarja shpërndau një video nga një banjo publike, nën një tharëse duarsh duke stiluar modelin e ri të flokëve.
“Duhet të bësh atë që duhet të bësh”, tha me shaka në mbishkrim ylli i njohur.
Gjatë kësaj periudhe ka qenë e zënë me promovimin e dokumentarit të saj Apple TV+, Selena Gomez: My Mind & Me.
Ndërsa në emisionin e Jimmy Fallon, ajo zbuloi se muzika e saj e re do të jetë ndryshe nga këngët e tjera të saj të trishta.
“Jam mësuar të shkruaj këngë të trishta sepse jam e mirë në këtë, por jam gati të argëtohem”, tha Selena. “Dhe unë mendoj se njerëzit do ta pëlqejnë këtë gjë.”