Megjithëse po bëhen vite që është larguar nga programi, Melisa Lleshi vazhdon të mbahet mend si një konkurrente e “Përputhen”.
Edhe pse doli ‘single’ nga programi, pas shumë aludimeve ajo zyrtarizoi lidhjen me Andi Shehin, romancë e cila mori fund vetem para pak muajsh.
Duke përfituar më së miri nga fama e fituar, Melisa iu fut muzikës, projekte të cilat janë pëlqyer nga një pjesë e mirë e publikut.
Veç karakterit, lidhjes me Andin dhe këngëve të saj, Melisa pëlqehet shumë dhe për pamjen.
Së fundmi, ish-konkurrentja ka habitur disi me ndryshimin e saj në pamje, specifikisht me floket.
Prej kohësh ajo nuk e ka ndarë dot mendjen mes flokëve të kuq dhe bjond, ndaj ajo vendosi që t’i lyejë gjysmë për gjysmë si në foto.