Një 27-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar në lidhje me sulmin me celular ndaj Bebe Rexhës.
Këngëtarja ishte duke performuar në New York kur një pjesëmarrës i koncertit lëshoi pajisjen nga turma, duke e goditur atë në fytyrë.
Këngëtarja u rrëzua përtokë dhe u dërgua në spital, ku mori qepje mbi syrin e majtë.
The Independent tani ka konfirmuar se sulmuesi i dyshuar është një djalë i quajtur Nicolas Malvagna nga New Jersey.
The Independent mori gjithashtu një kopje të akuzës së Malvagna, e cila përfshinte detaje rreth incidentit të supozuar.
Sipas ankesës, Malvagna i tha një oficeri policie të Nju Jorkut në vendngjarje: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes sepse do të ishte qesharake”.
Malvagna përballet me dy akuza për sulm, një akuzë për ngacmim të rëndë, një akuzë për tentativë sulmi. Ai do të dalë në gjykatë më 31 korrik.