Si opinionist i “Big Brother VIP Fan Club”, Ardit Çuni ka komentuar gjithnjë situatat e ndodhura brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Një ngjarje të mbrëmjes së sotme të cilën ai e ceku ishte ajo e debatit të ashpër mes Kristit dhe Luizit.
Ky i fundit e quajti Kristin një mosmirnjohës për shkak se sipas tij, ai e ka përdorur Luizin për interesat e veta në lojë e më pas është distancuar.
Mirëpo, Arditi rikujtoi një rast në të cilin sipas tij Luizi është treguar mosmirnjohës me Efin, duke e nominuar në dhomën e rrëfimit.
Me anë të një postimi në InstaStory, ai ka shkruar:
“Nuk kuptoj një gjë, Luizi flet për mosmirënjohje dhe thika pas shpine po harroi që para 3 ditësh nxorri Efin në nominim dhe e hodhi poshtë, gjithashtu u ripajtua pasi pa sa mbështetje mori Efi në mesazhet e Big Love….Ehhh..”
Arditi gjithashtu komentoi edhe ndryshimin që ka pësuar Kiara Tito pas rikthimit në shtëpi.
Gjatë debatit me Zhaklin Lekatarin, Kiara mohoi të ishte dhunuar nga Luizi në situatën kur ai e bllokoi tek lavamanët, ndërsa në kohën kur ngjarja ndodhi ajo u shpreh se u ndje pa hapësirë dhe e dhunuar.