Kirurgia e njohur plastike, Senera Hoxha, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë për “D Night” në Rtv Ora.
Ashtu si në çdo dalje të saj, edhe këtë herë Senera është vënë përballë disa fotove të personazheve publik, të cilët janë përfolur për ndërhyrje estetike në fytyrë.
Një nga këta personazhe ishte edhe moderatorja Kiara Tito, për të cilën kanë qarkulluar shumë video krahasimi “para dhe pas” që nga pjesmarrja në reality show.
Sipas opinionit të saj, Senera u shpreh se Kiara ka bërë ndërhyrje tek dhëmbët, buzët dhe tek pjesa e nofullës për t’a theksuar më shumë. Gjithashtu, Kiara ka bërë ndërhyrje edhe në hundë të cilën e ka pranuar vetë.
