Flet hapur, Fifi tregon pasojat e problemeve me shendetin mendor

Në përgjithësi, shëndeti ynë mendor përballet me sfida të shumta, dhe ankthi është një nga më të mundimshmet prej tyre. Ankthi ka prekur miliona nëpër botë që nga kohërat e lashta, dhe vijon të prekë miliona të tjerë. Çdo ditë e më shumë njerëzit po vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Personazhe të shumta publike kanë ndarë me ndjekësit eksperiencat e tyre të vështira me këto çrregullime të mënyrë që tu vijnë sado pak në ndihmë.

E fundit që ka ndarë eksperiencën e saj me fansat ka qenë Fifi e cila ka folur në një intervistë virtuale në Instastory për ankthin e depresionin. Fifi ka treguar se ankthi i ka lënë edhe pasoja, takikardinë e nuk mund të përballojë emocione të forta. Por shton se pavarësisht kësaj, ka arritur ta kontrollojë veten dhe është e lumtur.

“Po kam kaluar dhe normal që ka pasoja ajo gjë. Mua më ka lënë takikardinë ama kjo është e veçanta ime dhe e kontrolloj unë atë, jo ajo mua. Nuk përballoj dot emocione të forta as negative as pozitive, e prapë jam e lumtur që mund të dashuroj pa kontroll”, shkruan Fifi.