Ndryshimet e shpeshta sa në njërin format në tjetrin, i ka bërë të gjithë të mendojnë se Fjoralba nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në drejtimin e spektaklit të humorit, “Portokalli”.
Me foto të ndryshme Ponari ka treguar se aktualisht po xhiron dhe “Më thuaj një dëshirë”, duke lënë vend për një sërë interpretimesh nga ndjekësit. Megjithatë vetë ajo ka konfirmuar për një prej ndjekësve se muaji tetor, do ta sjellë sërish para ekranit si moderatore e “Portokalli”.
A do të jesh prezantuese tek Portokallia?”, ka qenë pyetja që Fjoralba i është përgjigjur me: “Po, po, po”.