Ditën e djeshme disa video të Fjolla Morinës teksa gjuante e shkelte çanta luksoze në garderobën e saj, u bë virale në rrjetet sociale.
Ajo e bëri këtë veprim për t’i treguar ndjekësve të saj që nuk kanë vlerë gjërat e tilla, pavarësisht çmimit që kanë.
Ish-partneri i Fjollës, Fisniku, e ka konsideruar të turpshëm veprimin e këngëtares, teksa ka publikuar një video që duket të jetë bërë në kohën kur ia ka blerë e kanë qenë bashkë.
“Shumë gjest i turpshëm dhe i shëmtuar. Ani pse i përbuz, se ja kam blerë unë. Po ka pasur rastin e vetëm një herë në jetën e saj që të bëjë diçka të mirë, që ti shet dhe ato para ti dhurojë për bamirësi. Çanta që e gjuante, në vlerë 30,000 euro dhe shumë gjëra të tjera. Turpi nuk paska kufi”, ka deklaruar ai në rrjetin social Instagram.