Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është rikthyer ditën e djeshme loja me litar, mirëpo ndryshe nga hera e kaluar, tashmë banori që e heq litarin shkon automatikisht në nominim.
Me t’u bërë e ditur kjo, Luizi ka qenë banori i parë që e hoqi litarin, por jo i vetëm.
Pas provokimeve të Luizit, pak më parë edhe Olta ka hequr litarin, duke shkuar “kokë më kokë” në nominim me këngëtarin.
Tashmë, Luizi dhe Olta po përpiqen që bashkë me ta, të shkojë në nominim dhe Maestro me Kristin, por këta dy të fundit po i rezistojnë provokimit të tyre.