Fifi shtatzënë, Sabiani zbulon gjininë e bebit të këngëtares përballë banorëve të BBV

Mbrëmjen e djeshme, shtëpisë së “Big Brother VIP” iu bashkua sërish Sabiani, këngëtari i njohur shqiptar.

Si fillim ai hyri për të takuar vajzën e tij, Keisin, por më pas Arbana bëri të ditur se Sabiani do të jetë konkurrenti më i ri.

Mirëpo përpos surprizës për Keisin, Sabiani surprizoi dhe një publik të tërë pasi zbuloi në shtëpinë e “Big Brother Vip” se këngëtarja Fifi është në pritje të një djali.

Kujtojmë se Fifi konfirmoi lajmin se është shtatzënë gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në RTSH.