Kanë qenë ditë të lumtura këto të fundit për Fifin, pasi u bë nënë për herë të parë të një djali bashkë me partnerin, Adis Patushin, të cilin e quajtën Theo Mal.
Po ashtu artistja publikoi edhe një këngë të re, pak orë pasi solli të birin në jetë, një dedikim dashurie për partnerin e saj.
Megjithatë duket se diçka “i ka prishur qejfin” Fifit orët e fundit, teksa këngëtarja ka bërë një reagim në rrjetet sociale, madje një “shpërthim”, megjithatë fjalët që ka shkuar nuk kuptohet specifikisht kujt i drejtohet.
Ajo çka mund të kuptohet është se ajo flet për disa njerëz të cilët “shpifin”, “nuk janë të lumtur”, dhe që “pranojnë të dëgjojnë atë që i intereson”, kur për dikë qartësisht gënjehet.
Nuk e dimë çfarë situata ka shtyrë Fifin të shkruajë këto fjalë, megjithatë deklarata e saj është si më poshtë:
‘Jan do nierëz që rrinë e rrinë e hanë m*t. Pastaj janë do të tierë që kur nuk ju del gjithçka sipas planit shpifin. Pastaj janë do të tierë që kur nuk janë të lumtur me veten, jetën dhe gjërat që i rrethojnë. Shikojnë me çdo kusht të sjellin aty te ajo strofulla e zeze ku janë vet dhe fillojnë dhe krijoinë histori. Ky muhabet është më the, i thashë, më tha, iu thanë, i the. Domethënë në fund secili thjesht i aprovon me kokën e vet ça don vet dhe si t’iu konvenojë.’