Stresi ishte banori i cili u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.
Urimet për reperin ishin të shumta e një ndër to ishte edhe ai këngëtares së njohur, Fifi.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo përgëzoi Stresin për fitoren dhe produksionin për punën e bërë, mirëpo ky postim u morr edhe si një thumb për “Big Brother VIP Albania”.
“Stresi, ti ja dole vëlla! ‘Big Brother Vip Kosova’ hallall për këtë edicion njerëzor, hallall me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”.
Kujtojmë se Fifi nuk u largua aspak mirë nga eksperienca e saj në BBV Albania. Për një kohë të gjatë ajo u bë target sulmesh për shkak të momentit viral ku humbi ndjenjat brenda shtëpisë.
Gjithashtu pas daljes, TCH e risolli në vëmendje këtë fragment prej të cilit Fifit iu desh të përballej me komentet e shumta negative të publikut për një kohë të gjatë, e pas kësaj ajo iu drejtua produksionit se po i shkatërron jetën.