Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka pothuaj gjithnjë muzikë dhe në një moment, çifti Kledi-Arjola po kërcenin nën ritmin e këngës së Yll Limanit.
Ndërkohë që Ylli po jepej në sfond, Fifi është shprehur se nuk i pëlqejnë të gjitha këngët e tij.
Ajo madje u shpreh se ai vetëm i ndërron fjalëve vendin nëpër këngët e tij.
“Nuk më pëlqejnë të gjitha këngët e Yllit, ia kam thënë edhe atij. Sikur fjalëve veç ua ndërron vendin”, u shpreh Fifi.