Përvecse duket që është në kulmin e krijimtarisë që pas daljes nga Big Brother, Fifi po ashtu ka qenë e zënë duke e jetuar jetën e saj më së miri, mbi të gjitha pasi po e jeton me partnerin, Adis Patushin, që sipas artistes është dashuria e saj e vërtetë.
Çifti nuk nguron të postojë foto apo video me njëri-tjetrin, dedikime dhe shprehi të dashurisë së tyre, ndërsa Fifi është vënë në qendër të vëmendjes edhe për disa deklarata që ka bërë pikërisht në lidhje me partnerin.
Pas gjithë dashurisë së shprehur, këngëtarja duket se është gati për të ndërmarrë hapin e rëndësishëm në lidhjen e saj. Po flasim për martesën. Po,po, Fifi ka qenë në një dasëm mbrëmjen e djeshme dhe në urimin që ka bërë për ciftin, ka shtuar: “Mas juve Inshallah”. Siguriht duke e pasur fjalën për veten dhe Adisin.
Nga ana tjetër, artistja është gati për të publikuar projektin e saj më të ri, sërish me në qendër dashurinë, megjithatë tani e kemi me Adisin, nxito se dikush është duke pritur për një unazë.