Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, postoi një foto në rrjetin social Instagram, ku krahas saj bëri një dedikim emocionues për të birin.
“Po i numërojë ditët, orën, minutat e sekondat derisa të të kem në krahët e mi biri im, të dua akoma pa të parë fytyrën e pa të ndjerë erën”, shkroi Fifi.
Ky do të jetë fëmija i parë për Fifin dhe i dyti për Adisin pasi ai e ka edhe një tjetër djalë me Adrola Dushin.
Mirëpo cili do të jetë hapi i rradhës për çiftin?
Në një pyetësor të zhvilluar në llogarinë e saj Instagram, Fifi është pyetur së fundmi nga një ndjekës nëse do të dëshironte të bënte një dasmë.
Ashtu si çdo vajzë do të përgjigjej, këngëtarja tha:
“Normal që po. Cila femër nuk e ka ëndërruar veten me fustan të bardhë”.