Në fundin e vitit të shkuar, në skenën e Festivalit të RTSH, Fifi konfirmoi në mënyrën më të bukur lajmin që qarkullonte kudo në atë kohë, se ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, do të bëheshin prindër.
Ndërkohë sot, këngëtarja ka bërë me dije me anë të një postimi në Instagram se ka sjellë në jetë djalin e saj, duke zbuluar edhe emrin e tij.
Bashkangjitur me një foto shumë të bukur ku shfaqet djali i porsalindur, Fifi zbulon se ajo dhe Adisi kanë zgjedhur emrin Theo Mal Patushi për të birin, ndërsa ka vënë edhe datën e sotme, me siguri, dita më e bukur e jetës së artistes deri më tani.
https://www.instagram.com/p/CrdhascuJLO/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Fifi e ka sjellë në jetë djalin e saj në SHBA, aty ku gjendet prej disa ditësh, ndërsa kujtojmë se kjo është hera e dytë që Adisi bëhet baba, teksa është edhe babi i Troit, djalit që ka me Adrola Dushin.
Shumë urime çiftit dhe me jetë të gjatë!