Feston sot ditëlindjen, Karim Adeyemi uron Loredanën në shqip

Një tjetër personazh publik feston sot ditëlindjen. Loredana bën 28 vjeç.

Sigurisht nuk mund të mungonte një urim publik e romantik nga partneri i saj futbollisti Karim Adeyemi. Që mbi të gjitha duket se ka nisur të mësojë shqip.

Ai ka publikuar disa foto me reperen në Instastory ku shkruan: “Happy birthday, zemër. Vetëm më të mirat për ty.”

Loredana konfirmoi lidhjen me futbollistin gjerman më herët këtë verë. Ajo ka qenë shumë e hapur mbi romancën e tyre që pas zyrtarizimit duke publikuar shpesh foto nga ditët e tyre bashkë, udhëtimet, e duke shkuar ta mbështesë në ndeshjet e tij.

Karim është 21 vjeç dhe luan me Borussia Dortmund dhe Kombëtaren Gjermane.