Olta Gixhari ka qenë së fundmi në një video live në rrjet ku ndër të tjera foli dhe për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”.
Aktorja u ndal dhe te Kristi, ku tregoi pse u prish raporti mes tyre. Ajo shtoi se Keisi i transmetoi Kristit informacione nga jashtë dhe i tha të rrinte larg Oltës pasi ajo ishte shumë e urryer jashtë shtëpisë, gjë e cila ka shkaktuar zhgënjim tek aktorja.
Olta dha një koment edhe për momentin kur Kristi u përlot pas largimit të saj, për të cilin u shpreh se u ndje fajtor për mënyrën se si ishte sjellë me të.
Gjithashtu, aktorja foli dhe për opinionisten e BBV, Zhaklina Lekatarin me të cilën pati mjaft përballje në reality show.
Ajo tha se ndryshe nga Zhaklina, ka simpati për të por tregoi se si një “feministe e thekur” duhet të mbronte më shumë femrat, dhe jo Luizin dhe Kristin.