Ditën e sotme, një postim i Capital T ka bërë ‘lëmsh’ rrjetin. Ai ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një foto me Adrola Dushin, me të cilën është përfolur vazhdimisht në mediat rozë se është në një lidhje. Krahas fotos ai vendosi edhe linkun e këngës “C’est la vie”, ku pjesë e videoklipit është edhe modelja.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=426100745550955&set=a.258317125662652&type=3
Mirëpo, ishin të shumta urimet për fejesë në komente, ndonëse nuk e dimë arsyen që i nxiti ndjekësit.
Ndaj, reperit i është dashur të bëjë një reagim, që në fakt, më shumë sesa i sqaroi i bëri edhe më lëmsh ndjekësit. Ai ka sqaruar se foton e ka postuar stafi dhe ai nuk e menaxhon vetë Facebook-un.
“Kur t’fejona përnime ma boni perhajr, kjo foto u postu nga stafi im cilt e menaxhojn faqen time ju faleminderit”, shkruan Capital T, me pak humor.
Reperi ka thënë para pak kohësh, në një intervistë se është ‘single’ momentalisht, pasi sipas tij nuk është koha e duhur, sidomos për të menduar për martesë.