Moderatorja Fatma Methasani feston sot ditëlindjen, ajo mbush 28 vjeç. Moderatorja po përflitet prej kohësh se i ka dhënë fund marrëdhënies me Alfion, me të cilin ka edhe një djalë.
Nga asnjëri nuk ka ardhur asnjë ragim, por sot Fatma po e feston ditëlindjen në Zvicër, pa Alfion dhe pa djalin e tyre. Ndërkohë kuzhnieri i famshëm na thotë mirmëngjes nga Shqipëria si për të na siguruar që nuk ndodhen bashkë.
Po bën kohë tashmë që dyshja nuk shihen askund në prani të njeri-tjetrit. As në profilet e tyre në Instagram nuk ka prje kohësh poza si familja apo si çift.
Alfio dhe Fatma u njohën kur “Kripë dhe Piper” nisi transmetimin në IN Tv. Duke qenë pjesë e të njëjtit televizion, ata kalonin goxha kohë bashkë.
“Lexonim lajmet, thashethemet bashkë, ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë”, tregonte çifti asokohe.