Fation Kuqari ka humbur ditën e sotme babain e tij.
Ish-konkurrenti i njohur i “Përputhen”sot ka ndarë me ndjekësit e tij një prej dhimbjeve më të mëdha.
Ai ka humbur babain e tij, i cili ditët e fundit po luftonte me jetën. Mes dhimbjes së madhe, Fationi ka ndarë në InstaStory një video ku babai i tij ledhatonte nipin, ndërsa krahas videos shkruan fjalët rrëqethëse që na i mbushën sytë me lot:
“Të dua pafund ba! Ik i qetë në Parajsë, më ke lënë mua për gjithçka. Të dua pafund. Të kam pas shok e do të kem…aty lart për çdo gjë tek ty do marr mendim. Të dua pafund!”- shkruan Fationi.