Siguria e rrjeteve sociale është një temë që diskutohet shumë shpesh, megjithatë çdo ditë edhe më shumë rritet numri i hakerave.
Së fundmi një situatë e pakëndshme që lidhet me rrjetet sociale i ka ndodhur edhe kantautorit shqiptar, Pirro Cakos, i cili ka njoftuar që të gjithë fansat e tij nëpërmjet Instagram-it se faqja e tij në Facebook është vjedhur.
“Ju bej me dije se faqja ime ne facebook (funpage), eshte vjedhur dhe nuk administrohet me nga une”, ka shkruar Pirro Cako në InstaStory.