Moderatori i “Zonë e Lirë”, Arian Çani ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Aty, gjatë bisedës, ai ka quajtur një pej kolegëve të tij, “fantomas” dhe “mortje”. Dhe pse nuk e përmendi me emër, dukej qartë që sulmi i referohej Blendi Fevziut.
Nuk dihet nëse fjalët e tij kanë qenë vërtet fyerje, apo Çani i ka thënë në kontekst shakaje dhe me humor, që e karakterizon atë.
Kujtojmë që, ai ishte mes emrave të ekranit që këtë sezon u përfshi në merkaton televizive.
TV Klan vendosi ta ndërpresë kontratën me të, ndërsa “Zonë e Lirë” do të transmetohet në një televizion tjetër.