Era Istrefi është një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme, e cila ka arritur që nga Kosova të depërtojë në skenën ndërkombëtare të muzikës.
Pas një pauze Era këtë vit është rikthyer me projekte të reja muzikore për tregun shqiptar dhe ka qenë afër fansave të saj.
Në një video të shpërndarë së fundmi nga vet Era, shihet se si një fanse e imiton.
“Wow sa mirë me paske imitu. Mendova se isha unë për një sekondë. Do dëshiroja te isha atje”, shkroi ajo.