Dafina Zeqiri publikoi në Instastory një video ku shihet teksa mban maskën në fytyrë dhe ka shqetësuar të gjithë fansat.
Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj, por duket se nuk bëhet fjalë për diçka serioze sepse më pas ka bërë me dije se sonte do perfomojë në ‘Sunny Hill Festival’.
Artistja tregoi pak kohë më parë se iu nënshtrua një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente.
Megjithatë, këngëtarja ka theksuar se përballet vazhdimisht me probleme për shkak të gjurit.