Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.
Tashmë Luiz Ejlli është mjaft i angaxhuar me koncerte jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë.
Së fundmi Luizi ka zhvilluar një koncert në Gjakovë, ku gjatë performancës së tij disa pjesëtarë nga audienca brohorisnin emrin “Olta”.
Pasi i ka dëgjuar, Luizi ka bërë një reagim shumë interesant teksa ka thënë:
“E kam një këtu që bërtet Olta Olta, po çfarë Olte more?”.
Fenomeni i momentit Luiz Ejlli ka publikuar këngën e parë, pa bërë ende një javë që nga shpallja e tij fitues i “Big Brother VIP Albania 2”.
Kënga është në bashkëpunim, po me ish-banorin e këtij formati Donald Veshaj dhe titullohet “2 shotsa”.
Bashkëpunimi ishte prezantuar për publikun dhe të shumtë ishin ata që mezi e kanë pritur që ajo të publikohej në Youtube e vetëm 3 ditë pas publikimit të saj, kënga ka kaluar 1.9 milion klikime.