Mbrëmjen e sotme diçka e papritur ka ndodhur jashtë mureve të “Big Brother VIP”.
Një prej fansave të Luizit është afruar në shtëpinë e banorëve dhe ka bërtitur me të madhe me qëllimin për t’i dërguar një mesazh këngëtarit.
“Po doli Kiara dil dhe ti, mos rri kot se ja kanë dhënë Oltës”, dëgjohet të thotë mbështetësi i Luizit, mirëpo duket se ky i fundit nuk ka arritur t’a dëgjojë.
Më pas, produksioni u ka kërkuar banorëve që të hyjnë menjëherë brenda shtëpisë.
Kujtojmë se jo pak herë produksioni është përballuar me akuza nga publiku se Olta Gixhari është parashikuar si fituesja e këtij edicioni.
Dyshimet për këtë kanë lindur pasi aktorja ka thyer disa herë rregullat e shtëpisë pa marrë asnjë dënim, e madje është përfolur se produksioni i ka bërë të mundur Oltës një takim fshehtas me bashkëshortin e saj.