Prej ditësh Kiara dhe Efi kanë patur përplasje të vazhdueshme me njëra tjetrën që pas rikthimit të tyre në shtëpi.
Gjatë ditës së sotme, pasi Bledi me Kiarën dhe Efin dolën në nominim, kjo e fundit filloi të ngacmonte Luizin duke e pyetur se si ndihet që do largohet Kiara.
Në një koment, tezja e Kiarës, Gena, i është drejtuar Efit që të mësohet të mos mashtrojë pasi do të humbasë shumë.
‘Kush tha që do iki Kiara moj Efi. Kujton se do rrish ti se je këputur për këtë Big Brother e di sa emocion ke dhënë ti. Dhe vetë po e kupton që dole jashtë loje mëso në jetë të mos shtiresh dhe mashtrosh se humb shumë”, shkruan tezja e Kiarës.