Avantazhi që iu dha Kiara Titos në lojë gjatë spektaklit të shkuar për të marrë informacione nga jashtë, shkaktoi një revoltë të madhe tek publiku dhe mbështetësit e moderatores.
Asaj iu treguan disa tituj të mediave online, ku shumica ishin negative dhe të nxjerra jashtë kontekstit.
E gjithë kjo erdhi si një tronditje për Kiarën e për këtë arsye pati një morí reagimesh nga miqtë dhe të afërmit e saj, një ndër to edhe nga tezja e Kiarës.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo bëri një shkrim që u duk si sulm për produksionin.
“Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që ka çdo njeri. Për familjen tënde je krenari s’ka rëndësi kush nuk të do e nuk të vlerëson. Po shihet qartë që për klikime dhe famë ju errësohen sytë nuk njohin më as kë kanë familje e jo më miq. Shfaqja duhet të vazhdojë.”
Mirëpo, duket se diçka e tillë dhe ekziston dhe familjarët e Kiarës kanë vlerësime për Arbanën dhe produksionin.
Ditën e sotme Arbana ka ndarë një foto në InstaStory, ku tregon se ka marrë një buqetë me lule nga tezja e Kiarës shoqëruar me shkrimin:
“E dashur Arbana! Gëzuar 8 Marsin nga tezja e Kiarës“.
Ndërsa Arbana ka shkruar krahas fotos: “Mirënjohëse të gjithë familjarëve të banorëve të cilët më mirë se askush dinë dhe kuptojnë përkushtimin e stafit ndaj yjeve të programit”.